Momenti më emocional i paradës: Përqafimi i sinqertë i Iniestas me Messin

Dita e sotme (e hënë) ka qenë e veçantë për Barcelonën dhe tifozët e kësaj skuadre.

Sport

30/04/2018 23:10

Kjo skuadër sot rrugëve të qytetit të Barcelonës, ka festuar me tifozët dy trofetë e këtij sezoni, La Ligan dhe Kupën e Mbretit.

Me një autobus të hapur, skuadra e Barcelonës bëri festoi me tifozët e saj, që ishin të shumtë në të gjitha rrugët e qytetit.

Një nga momentet më emocionuese të kësaj parade, ishte përqafimi i sinqertë mes Iniestas dhe Messit, dy nga protagonistët e shumë sukseseve të Barcelonës në dekadën e fundit.

Kjo dyshe do të ndahet pas këtij sezoni, me Iniestan që do të largohet nga Barcelona./Lajmi.net/