Momenti kur i shpërthen supa fytyrës kamarieres, fajin e kishte shkrepëza
Një kamariere në një restaurant kinez pësoi djegie në fytyrë, pasi një pjatë e madhe me supë shpërtheu, gjersa punonjësja mundohej ta largonte një çakmak që kishte rënë më parë në të.
Fun
Një konsumatorit në restaurantin Haidilao në Kuinming të Junanit aksidentalisht i ra nga dora çakmaku në një pjatë të nxehtë me supë, e cila përfshin edhe përdorimin e shkopinjve për t’u ngrënë, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, pamjet e aksidentit tregojnë servuesen e restaurantit duke provuar ta nxjerrë nga supa çakmakun me shkopinj, gjersa gazi i mjetit shpërthen dhe, kësisoj, supa i bie në fytyrë kamarieres.
Incidenti ndodhi më 15 maj, përkatësisht të martën, gjersa ende po investigohet për detaje të mëtutjeshme.
Megjithatë, pamjet e kamerave të sigurisë janë bërë të qasshme, pas publikimit të videos nga ana e restaurantit.
Ende nuk dihet asgjë në lidhje me gjendjen shëndetësore të kamarierës, apo në lidhje me identitetin e saj. /Lajmi.net/