Momenti i së vërtetës
Lionel Messi thotë se e tërë skuadra e Argjentinës është e motivuar, për t’u treguar e suksesshme në Botërorin e Brazilit, pasi Albiceleste e fitoi miqësoren ndaj Sllovenisë, të shtunën mbrëma.

Sport
Lionel Messi thotë se momenti i së vërtetës për Argjentinën tashmë ka arritur, teksa ekipi po përgatitet për kampanjën në Botëror, pasi e mposhti Slloveninë 2:0 të shtunën në një ndeshje miqësore.
Kapiteni i Albiceleste shënoi gol në ndeshjen e zhvilluar në Buenos Aires, ndërsa një tjetër e shtoi Ricky Alvarez.
Ylli i Barcelonës beson se ekipi i Alejandro Sabellas e ka ndërtuar një sens të fuqishëm të besimit në dy vjettët e fundit, ndërsa 23 djelmoshat argjentinas do të mundohen të jenë të suksesshëm në evenimentit që do të mbahet në Brazil.
“Dëshiroja ta lija bankinën dhe të futesha në lojë. E kemi një grup mjaft të fortë, gjë e cila është ajo që po e kërkonim, që kur erdhi trajneri i ri. Ne e kemi ndërtuar besimin”, deklaroi katër herë fituesi i Topit të Artë.
“Mund ta shoh se të gjithë jemi të ngazëlluar. Tash, momenti i së vërtetës ka nisur. Do të shkojmë në Brazil me pritje të mëdha. Mezi presim të fillojmë. Do të shkojmë hap pas hapi”, përfundoi Messi.
Argjentina do ta nis kampanjën në Botëror kundër Bosnje e Hercegovinës më 15 qershor.