Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një motorçikletë përplas një të ri, i cili po tentonte të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Sakarya në Turqi, ndërsa i aksidentuari është një mbledhës i mbeturinave. Fatmirësisht, përplasja nuk ishte fatale për asnjë nga protagonistët e aksidentit, transmeton Lajmi.net.
Më poshtë keni pamjet: