Nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, vdes në QKUK motoçiklisti që u aksidentua në Pejë

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda të pësuara në një vetaksident me motoçikletë që kishte ndodhur më 3 maj në Pejë. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Sipas tij, aksidenti kishte ndodhur në rrugën “Perandori Justinian”, ndërsa i lënduari ishte dërguar…

Lajme

10/05/2026 12:12

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda të pësuara në një vetaksident me motoçikletë që kishte ndodhur më 3 maj në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, aksidenti kishte ndodhur në rrugën “Perandori Justinian”, ndërsa i lënduari ishte dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të plagëve të rënda.

“Sot rreth orës 09:00 jemi njoftuar nga QKUK-ja se ka vdekur personi i cili ishte vetaksidentuar me motoçikletë në rrugën ‘Perandori Justinian’ në Pejë. Ngjarja kishte ndodhur më 3 maj rreth orës 17:10”, deklaroi Gashi për lajmi.net.

Ai shtoi se viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve, ndërsa trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente. /Lajmi.net/