Momenti Historik Ekonomik

Shkruan: Shenoll Muharremi Kosovës i duhet (për fillim) një ekonomi prej 25-30 miliardë euro në vit për të u stabilizuar politikisht, për të rritur mirëqenien dhe për të ngritur kapacitetet e saja të mbrojtjes dhe sigurisë. Tani jemi tek 10 shi ende dhe detyra jonë kryesore është si të gjejmë metodat për kushtet dhe kulturën…

Opinion

26/01/2024 15:31

Shkruan: Shenoll Muharremi

Kosovës i duhet (për fillim) një ekonomi prej 25-30 miliardë euro në vit për të u stabilizuar politikisht, për të rritur mirëqenien dhe për të ngritur kapacitetet e saja të mbrojtjes dhe sigurisë. Tani jemi tek 10 shi ende dhe detyra jonë kryesore është si të gjejmë metodat për kushtet dhe kulturën tonë të vështirë politike të përshpejtojmë rritjen. Nëse na duheshin 10 vite për dyfishim të ekonomisë (2013-2023), si mund të arrijmë këtë për 5 vite, kjo është çështja.

Me 3.5 miliardë euro e filluam ekonominë/bpv në vitin e pavarsisë. Prej 2008 e deri me 2023 u nevojiten 15 vite për të arritur një moment historik apo 10 miliardë euro ekonomi. Sot Kosova e ka bruto produktin vendor, të gjitha prodhimet dhe shërbimet e bizneseve të saja me vlerë 10 miliardë në vit. Kjo, edhe pse është një shumë modeste, është një moment historik! Hera e parë në histori që Kosova po arrinë 10 miliardë euro GDP.

Kosova vuan për stabilitet politik dhe kushte të mira për biznesbërje dhe investime.

Për shkak të problemeve politike të jashtme dhe brendshme kryesisht, ekonomia e saj po lëngon. Asnjëherë deri më tani nuk kishte një qetësi politike dhe fokus në ekonomi që të jemi në gjendje të shofim potencialin e vendit. Për të dyfishuar BPV u nevojiten 10 vite, nga 2013 rreth 5 miliardë në 2023 rreth 10 miliardë. Gjatë 2024, parashikimet janë që BPV i Kosovës do të jetë 10.5 miliardë euro.

Politikat ekonomike të qeverisë aktuale janë të pavarorshme, qeveria nuk ka politika të mirëfillta dhe ka aplikuar taktika dhe veprime që ka trazuar sektorin privat. Në raste ajo ka kërcënuar me mbylle bizneset. Këtë javë ajo përdori ndërmarrjet publike (telekomin) për të sulmuar dhe goditur sektorin privat dhe për të bërë konkurrencë të pandershme.

Gjatë periudhës së inflacionit historik, qeveria nuk kishte asnjë politikë për të u munduar të kontrolloj apo menaxhoj situatën. Po ky nuk është një rast dhe tentim për të vlerësuar qeverinë, këto janë vetëm disa indikatorë që me politikat aktuale dhe stilin e veprat si kemi parë vitet e fundit, nuk do të arrijmë të bëjmë më shumë, pa ndryshuar dicka thelbësisht në mendësinë ekonomike të pushtetit. Qeveria duhet armiqësore me bizneset dhe sektorin privat dhe kjo është për tu shqetësuar.

Paradigmë ndryshe dhe e re nevojitet për të arritur këtë dyfishim (10 deri 20 miliardë) dhe rritje për pesë e jo 10 vite. Fillimisht duhet me kuptu, edhe pse është bazike, që sektori privat duhet të rritet e fuqizohet, e jo shteti e qeveria. Qeveria janë shërbëtor të bizneseve dhe ekonomisë. Politikat e ndihmave duhet të ndryshojnë.

Nuk duhet të prodhojmë parazitë që presin ndihmë sociale. Ne duhet të i transferojmë këta persona dhe ti fusim në tregun e punës. Tregu i Punës dhe Deficit Tregtar janë dy anomalitë kryesore strukturore ku nyja e ekonomisë vendore duhet të fillohet të zgjidhet. Mbi 700,000 persona jashtë tregut të punës (mbi 60% të popullatës aktive për punë) dhe -50% e GDP deficit tregtar në mallra – janë anomalitë kryesore.

Duhet të përfundohet me menalitetin e politikës së rrugëve dhe intervenimeve fizike të forta. Nga asfallti e ndërtimet në programe të buta. Programe për tregun e punës, programe për zëvendësim të importit me produkte vendore. Programe për sipërmarrësi dhe start ups.
Programe për inovacion dhe ICT. Ristrukturim i ekonomisë me thellim të sektorit të shërbimeve. Këto janë disa intervenime që do të mundësonin një paradigmë të re ekonomike. Por nuk mjafton me i prekë këto tema.

Duhet një metodë e fortë ‘all in’ për të dhënë efektin e duhur.

Nga sulmi në përkrahje të sektorit privat dhe bizneseve në të gjitha hallkat e ekonositemit biznesor dhe ekonomik. Mbi të gjitha, qeveria duhet të shpenzoj të gjithë kapitalin financiar që ka në dispozicion dhe duhet të ulen taksat. Të punoj me sektorin financiar për kredi të lira që stimulojnë sektorin privat të ngrisin më shumë kapital dhe ndërmarrin dhe shtojnë aktivitetet e tyre biznesore.