Momente qesharake kur një mace përplaset në televizion, ndërsa përpiqet t’i kap zogjtë
Një mace goditi fytyrën e saj kundër një televizioni pasi u përpoq të kapte vjedhurazi dy zogj në ekran.
Fun
Izzy, pesë vjeçare, u kap në kamera ndërsa po përgatiste me ekspertizë sulmin e saj, para se të hidhej në televizion me shpejtësi të madhe dhe të përplasej në ekran, transmeton lajmi.net.
Fatmirësisht, macja nuk u lëndua shumë dhe shpëtoi pa marr lëndime të rënda.
Video u bë virale pasi Neal (pronari i maces) e shpërndau atë në internet. Në fillim të klipit, të dy macja dhe pronari ishin ulur në divan, përballë televizorit.


Një video që tregon dy zogj të kaltër duke shëtitur në pyll u shfaq në ekran. Izzy dukej e hipnotizuar nga videoja ndërsa shikonte në ekranin e televizionit pranë Neal.
Pas një kohe të ulur në heshtje, macja u ngrit dhe ngadalë iu afrua televizionit. Si çdo grabitqar tjetër i aftë, Izzy shkoi vjedhurazi duke hedhur hapa drejt ekranit.
Ndërsa sulet për ti kapur zogjtë, Izzy përplaset me ekranin e televizionit dhe mbetet pa kapur zogjtë që shfaqeshin në ekran. /Lajmi.net/

