Moment krenarie: Ushtaraku shqiptar emërohet komandant i një prej luftanijeve më të njohura të Marinës Amerikane
Alban Dervishi, ushtarak me origjinë shqiptare, ka marrë zyrtarisht detyrën si komandant i luftanijes USS Pearl Harbor, një nga anijet më të njohura të Marinës së Shteteve të Bashkuara. Emërimi i tij u bë javën e kaluar, gjatë një ceremonie zyrtare të ndërrimit të komandës, e cila u zhvillua në San Diego, transmeton lajmi.net Lajmi…

Lajme
Alban Dervishi, ushtarak me origjinë shqiptare, ka marrë zyrtarisht detyrën si komandant i luftanijes USS Pearl Harbor, një nga anijet më të njohura të Marinës së Shteteve të Bashkuara.
Emërimi i tij u bë javën e kaluar, gjatë një ceremonie zyrtare të ndërrimit të komandës, e cila u zhvillua në San Diego, transmeton lajmi.net
Lajmi është konfirmuar edhe nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, e cila përmes një njoftimi në rrjetet sociale uroi Dervishin për pozicionin e ri:
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Alban Dervishin për rolin e tij të ri si Komandant i USS Pearl Harbor! Ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës u zhvillua në San Diego javën e kaluar.”
Emërimi i Dervishit përfaqëson një moment të rëndësishëm për shqiptarët në radhët e forcave të armatosura amerikane./lajmi.net/