Molotovë drejt selisë së PS-së, flakë në godinë
Protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të selisë së Partisë Socialiste në Tiranë. Në godinë janë parë flakë, ndërsa policia ka ndërhyrë për të mbrojtur ambientet e selisë. Protesta në Tiranë është përshkallëzuar dhe janë shënuar incidente në disa zona të kryeqytetit.