Molliqaj: LDK dhe Nisma, pengesat kryesore për koalicionin opozitar – një autoritar si Kurti s’duhet të qeverisë më

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka deklaruar se pengesa kryesore për krijimin e një koalicioni opozitar janë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Nisma Socialdemokrate. Sipas tij, në këtë moment, zgjidhja më e duhur për Kosovën është formimi i një qeverie nga partitë ish-opozitare. “Penguesi kryesor aktual i mos ndërtimit të një koalicioni…

Lajme

01/04/2025 20:49

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka deklaruar se pengesa kryesore për krijimin e një koalicioni opozitar janë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Nisma Socialdemokrate.

Sipas tij, në këtë moment, zgjidhja më e duhur për Kosovën është formimi i një qeverie nga partitë ish-opozitare.

“Penguesi kryesor aktual i mos ndërtimit të një koalicioni opozitar është LDK-ja. Pastaj është Nisma. Mund të na del gjatë rrugës edhe AAK ose PDK-ja. Aktualisht janë këto dyja. Unë nuk jam me opozitën, bile bile, qysh edhe dini gjatë fushatës filluan të na akuzojnë që jemi me pushtetin. Ama në momentin ku jemi, zgjidhja më e duhur është krijimi i qeverisë nga paritë e djeshme opozitare”, ka thënë Molliqaj në RTV Dukagjini.

Molliqaj e ka përsëritur kritikat e tij ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai e ka cilësuar Kurtin si një rrezik për Kosovën dhe një figurë autoritare që nuk duhet të lejohet të qeverisë.

“çka po don me të thënë unë tjetër për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen që s’ta kam thënë. S’kam, sene ditore. Ai paraqet si nga e 2017 e deri më tani, është rrezik për Kosovën, pikë. Ai është autoritar, i cili nuk duhet me u leju ne qeverisje”, ka shtuar kryetari i PSD-së.