Mohoi se kishte konflikt fizik, Rozanës i publikohet videoja ku ajo pranonte në emision se kishte raport të mjekut ligjor për dhunë nga Rezarta Shkurta

Një video e vjetër e këngëtares dhe moderatores Rozana Radi nga një intervistë me Adi Krastën po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke marrë vëmendjen e ndjekësve. Shkaku kryesor i rikthimit të kësaj videoje është deklarata e Rozanës, e cila në atë kohë pranoi se kishte një sy të lënduar si pasojë e një konflikti…

ShowBiz

01/04/2025 20:44

Një video e vjetër e këngëtares dhe moderatores Rozana Radi nga një intervistë me Adi Krastën po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke marrë vëmendjen e ndjekësve.

Shkaku kryesor i rikthimit të kësaj videoje është deklarata e Rozanës, e cila në atë kohë pranoi se kishte një sy të lënduar si pasojë e një konflikti fizik të ndodhur vite më parë me kolegen e saj, Rezarta Shkurta. Kjo bie në kundërshtim me deklaratat e saj të fundit, ku ajo e mohoi një përplasje të tillë gjatë një debati në Big Brother VIP Albania 4.

Në videon e vjetër, Radi flet për konfliktin duke treguar edhe se rasti kishte përfunduar në gjykatë:

“Është në proces gjyqësor, ka fituar zonjusha seancën gjyqësore, ndërkohë që unë e kam hedhur në apel, sepse unë kam qenë e lënduara me një akt të mjekut ligjor që më thotë se duhet të bëj një pushim nëntë ditë e sipër sepse quhet plagosje e lehtë. Dhe duke qenë plagosje e lehtë, unë duhet të kem të drejtë ashtu siç thotë mjeku ligjor. Gjithsesi, unë them të shkoj në rrugë ligjore dhe shpresoj që kësaj here të më jepnin të drejtë sepse kam të drejtë. Kam një raport ligjor, kam një sy të lënduar në të cilin përdor akoma lente dhe syze”, pati thënë Rozana.

Kjo çështje u rikthye në qendër të vëmendjes pas debatit të fundit në reality show-n VIP Shpija në Kosovë, ku konkurrentët Gjesti dhe Kelly ia përmendën Rozanës konfliktin e saj me Rezarta Shkurtën. Megjithatë, Rozana e mohoi plotësisht se mes tyre kishte ndodhur ndonjë përplasje fizike.

Kjo mospërputhje mes deklaratave ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që besojnë versionin e saj të mëparshëm dhe atyre që mbështesin deklaratat e fundit të Rozanës.