Modric u zverdh qëllimisht?

Gjatë epokës së Jose Mourinhos në Real Madrid, ka pasur raste kur futbollistët e gjigantit spanjoll janë ndëshkuar qëllimisht me karton të verdhë në mënyrë që të jenë në dispozicion për ndeshjet e rëndësishme. Por, duket se edhe pas largimit të Mourinhos, Los Blancos vazhdojnë të aplikojnë strategji të ngjashme. Pas ndeshjes kundër Getafes, mediat…

Sport

17/02/2014 21:30

Gjatë epokës së Jose Mourinhos në Real Madrid, ka pasur raste kur futbollistët e gjigantit spanjoll janë ndëshkuar qëllimisht me karton të verdhë në mënyrë që të jenë në dispozicion për ndeshjet e rëndësishme.

Por, duket se edhe pas largimit të Mourinhos, Los Blancos vazhdojnë të aplikojnë strategji të ngjashme.

Pas ndeshjes kundër Getafes, mediat spanjolle kanë filluar të raportojnë se Luka Modric u ndëshkua qëllimisht me karton të verdhë në mënyrë që të jetë në dispozicion për duelin e rëndësishëm në derbin e qytetit kundër Atletico Madridit pas dy xhirosh.

Modric u zverdh pasi kërceu në top sikur në ishte portier, në veprim mjaft të çuditshëm për rolin e tij në fushë. Kurse, mbrojtësi Sergio Ramos e tentoi të njëjtën gjë por nuk e arriti.

Akuzat janë mohuar nga trajneri Carlo Ancelotti, por dyshimet mbeten. Shikojeni videon, vlerësojeni vetë.