Modric rikthehet në stërvitje, dështon takimi i shumëpritur me Perezin

15:26 | 8 Gusht 2018

Luka Modric është rikthyer në stërvitje te Real Madrid.

Finalisti i Kupës së Botës, ka përfunduar pushimet për t’u rikthyer te ‘Los Blancos’, ku i duhet të sqarojë edhe të ardhmen e tij.

Mesfushori 31 vjeçar ka një javë që ka marrë vëmendjen e medieve botërore, për një kalim te mundshëm te Interi.

Edhe pse është raportuar për një takim mes Modric dhe Perez, në Itali raportojnë se ky takim nuk ka ndodhur, shkaku i mungesës së presidentit që ndodhet në SHBA.

Ky takim pritet të ndodhë nesër, edhe pse sipas ‘Gazzeta dello Sport’, Modric ka ndarë mendjen, dëshiron vetëm Interin./Lajmi.net/