Modric flet para ndeshjes ndaj PSG, shpreson në rikthimin e Mbappe dhe komenton mungesat në mesfushë

Ylli i mesfushës së Real Madrid, Luka Modric ka dhënë komentet e tij para ndeshjes ndaj Paris Saint Germain.

Sport

08/03/2022 14:36

Modric me skuadrën e tij synojnë përmbysjen e PSG, në ndeshjen kthyese të 1/16-ës së finales së Champions League.

Para kësaj ndeshje, të dyja skuadrat përballen me lëndime dhe mungesa. Në pikëpyetje janë edhe emra si Toni Kroos te Reali e Kylian Mbappe te PSG. Modric shpreson që të dy të jenë gati; edhe kundërshtari i tij.

“Nuk duam që dikush të jetë i lënduar. Shpresojmë që Kylian të jetë aty, plotësisht i gatshëm. Në këto ndeshje, nëse nuk je 100% i gatshëm, nuk luan”, ka thënë Modric, transmeton lajmi.net.

“Shpresoj që edhe Toni të jetë aty nesër. Kemi lojtar të mirë si Fede e Edu. Kushdo që luan nesër, e di se do të luajë mirë”, shtoi kroati.

Real Madrid dhe Paris Saint Germain përballen nesër, me fillim nga ora 21:00. PSG ka avantazh minimal nga ndeshja e parë. /Lajmi.net/