Modric do të largohet nga Reali, fanella me numrin 10 është gati për një top transferim

Real Madridi pritet të nisë një epokë të re me Xabi Alonson në pankinë, dhe me këtë ndryshim pritet një valë e madhe largimesh dhe afrimesh. Sipas mediave spanjolle, Luka Modric mund të jetë ndër të parët që do të largohet nga klubi. Edhe pse kroati ka fituar gjithçka me Realin dhe është konsideruar legjendë…

Sport

11/05/2025 12:08

Real Madridi pritet të nisë një epokë të re me Xabi Alonson në pankinë, dhe me këtë ndryshim pritet një valë e madhe largimesh dhe afrimesh. Sipas mediave spanjolle, Luka Modric mund të jetë ndër të parët që do të largohet nga klubi.

Edhe pse kroati ka fituar gjithçka me Realin dhe është konsideruar legjendë e klubit, kjo nuk ka mjaftuar për ta bindur presidentin Florentino Perez të ofrojë rinovimin e kontratës së tij.

Përveç largimit të trajnerit Carlo Ancelotti, klubi duket se është i vendosur të mbyllë edhe kapitullin me Modric, i cili shpresonte që të qëndronte edhe për një sezon tjetër në ‘Santiago Bernabeu’.

Ndërkohë, Real Madridi ka përgatitur fanellën me numrin ’10’ për Florian Wirtz, yllin e Bayer Leverkusenit, që është shumë pranë transferimit në kryeqytetin spanjoll.

Ky veprim është komentuar si një sinjal i qartë se Reali po mendon seriozisht për të ardhmen, duke mos u ndalur përballë emrave të mëdhenj, sado legjendarë të jenë ata.

Sipas “Relevo”, Modric pritet të largohet pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, me klubin që tashmë është në kërkim të një mesfushori me profil të ngjashëm, dinamik, krijues dhe i përkushtuar në mbrojtje.

Modric është pjesë e Real Madridit që nga viti 2012 dhe gjatë kësaj kohe ka fituar gjashtë herë Ligën e Kampionëve, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në historinë e klubit.