Modric beson se ka akoma shumë për t’i dhënë Real Madridit

Luka Modric ka folur për të ardhmen e tij.

Sport

12/10/2020 11:16

Mesfushori kroat dhe ish fituesi i Topit të Artë, Luka Modric, ka folur lidhur me të ardhmen e tij.

Aktualisht, lojtari po qëndron i angazhuar me kombëtaren e Kroacisë, megjithatë, i pyetur për klubin, ai beson se ka akoma shumë për t’i dhënë Real Madridit.

“Sigurisht se do të doja të qëndroj te Real Madrid. Gjithsesi, jam në dijeni se kam arritur një moshë të konsiderueshme dhe klubi do të zgjedh çfarë është më e mira për të gjithë”, ka thënë Modric, transmeton lajmi.net.

“Për sa kohë që ndihem se jam i rëndësishëm te Real Madrid, do doja të qëndroja aty. Kur nuk ndodh ashtu, unë do të shoh për sfida të reja. Gjithsesi, nuk e kam këtë problem në agjendën time”, shtoi lojtari.

Modric është afër të regjistrojë paraqitjen numër 350 me skuadrën e Real, si dhe paraqitjen 130 me Kroacinë. /Lajmi.net/