Mobilizohet Policia, Njësia Speciale niset për në qendër të Prishtinës (Foto)
Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës dhe paralajmërimet e Opozitës për bllokim të saj edhe sot, kanë mobilizuar Policinë e Kosovës, për reagim eventual.
Lajme
Opozita ka thënë se përveç bllokimit të Kuvendit, mund të ketë edhe demonstratë në shesh.
Lajmi.net, ka siguruar disa fotografi, ku pjestarë të Njësiteve Speciale të Policisë së Kosovës nga stacioni policor në Kodër të Trimave, me automjete të rënda, janë nisur për në qendër të kryeqytetit. /lajmi.net
