Mjekohet te dentisti, vdes në rrethana të dyshimta 15-vjeçarja
Në rrethana krejt të dyshimta ka gjetur vdekjen një 15 vjeçare rrugës duke shkuar për në spital, pas një vizite te dentisti. Bëhet fjalë për Kristina Anagnosti lindur në fshatin Dermish dhe banuese në Janinë.
Lajme
15-vjeçarja ka shkuar sot paradite tek një dentist në Sarandë dhe ka shtrënguar telat e dhëmbëve, me pas me familjen është nisur me taksi per Qafe-Botë e me pas do merrnin autobus për në Janinë.
Në afërsi të fshatit Pllakë vajza nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur ndjenjat. Menjëherë mjeti me të cilën udhëtonte e ka dërguar për në spitalin e Sarandës, por fatkeqësisht ka shkuar e vdekur.
Trupi i 15 vjeçares ndodhet në morgun e këtij spitali dhe është në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore.
Policia ka ndaluar dentistin, ndërsa ka shkuar në spital dhe ka shoqëruar në Komisariat taksistin dhe familjarët për t’i pyetur.
Kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti më pasojë vdekjen e 15 vjeçares në rrethana të dyshimta, raporton Oranews.