Për 1 maj, Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e të gjitha automjeteve private në drejtim të parkut “Gërmia”

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se në rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, më 1 Maj 2026, ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në drejtim të parkut “Gërmia”. Sipas njoftimit, përjashtim bëjnë: – autobusët e linjës 4 të NPL “Trafiku Urban” – automjetet e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it – NPL “Gjelbër”, KRM “Pastrimi” –…

Lajme

30/04/2026 15:17

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se në rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, më 1 Maj 2026, ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në drejtim të parkut “Gërmia”.

Sipas njoftimit, përjashtim bëjnë:

– autobusët e linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”

– automjetet e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it

– NPL “Gjelbër”, KRM “Pastrimi”

– si dhe automjetet emergjente dhe të inspektoratit

Linja S22 do të operojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt.

“Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim, për një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: