Mjekët paralajmërojnë për një sëmundje të ngjashme me koronavirusin që po infekton fëmijët
Mjekët e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Britani të Madhe (NHS) kanë lëshuar një paralajmërim urgjent për një rritje të numrit të fëmijëve që po pranohen në repartin e kujdesit intensiv, si pasojë e infektimit me një sindrom inflamator serioz, që po e përshkruajnë të ngjashëm me koronavirusin.
Lajme
Në një alarm lëshuar nga mjekët, shefat e shëndetit dhe bordi i NHS në Londër shkruhej: “Ekziston një shqetësim në rritje se një sindrom inflamator i lidhur me [COVID-19] po shfaqet tek fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
“Gjatë tri javëve të fundit ka pasur një rritje të dukshme të numrit të fëmijëve të të gjitha moshave që paraqisnin gjendje inflamatore shumë-sistemore, që kërkon kujdes intensiv”.
Fëmijëve nuk mendohet se iu rëndohet gjendja nga COVID-19 – shumë pak të rinj kanë vdekur në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë në dhjetor.
Fëmijët që kanë sindromën shpesh vuajnë nga dhimbjet në stomak, inflamacioni kardiak dhe ‘simptoma gastrointestinale’ – të cilat mund të përfshijnë të vjella dhe diarre. /Lajmi.net/