Mjafton një gol, Southampton befason Man City

Southampton mund të cilësohet si befasia e kësaj jave në Premierligë.

Sport

05/07/2020 21:55

Sotton mposhtën në shtëpin Manchester Cityn me rezultat minimal 1:0.

Goli vendimtar i sfidës u shënua nga Che Adams (16’), i cili tundi rrjetën nga 40 metra.

E pabesueshme për skuadrën e Pep Guardiolas, që pavarësisht tentativave të shumta nuk arriti të shënonte gol – gjë që nuk i ndodhte që nga 8 marsi.

Southampton ngritet në vendin e 13 me 43 pikë, ndërsa ‘Qytetarët’ mbesin në pozitën e dytë me 66 pikë. /Lajmi.net/