Mitrovica pa ujë e pa rrymë

Qyteti i Mitrovicë ka mbetur që 12 orë pa ujë dhe pa rrymë. Përgjegjësit e ujësjellësit e kanë arsyetuar këtë reduktim me shprëthim të një kablloje të tensionit të lartë.

Lajme

25/09/2013 09:22

Që nga mbrëmja e së martës banorët e Mitrovicës kanë mbetur pa ujë dhe rrymë. Drejtori i Ujësjellësit në Mitrovicë, Kadri Istrefi ka thënë se deri te kjo situatë ka ardhur për shkak të të shpërthimit të kabllit të tensionit të lartë në në Shupkovcvë të Mitrovicës.

“Ekipet tona kanë dalë në terren dhe gjendja pritet të sanohet në orët e pasdites”.

Rryma dhe uji janë  ndërprerë mbrëmë, rreth orës 21:00. Tani po bëhen mbi 12 orë që qytetarët e Mitrovicës kanë mbetur pa rrymë e pa ujë.