Misioni i Cazorlas

Mesfushori i Arsenalit, Santi Cazorla shpreson t’i ndihmojë Spanjës të triumfojë në garën e katërt të njëpasnjëshme ndërkombëtare, në Kampionatin botëror 2014 në Brazil. Kampioni në fuqi do të ndeshet me Guinean dhe Afrikën e Jugut në dy ndeshje miqësore javën e ardhshme, dhe Cazorla ka filluar të mendojë për garën e rëndësishme të vitit…

Sport

15/11/2013 08:45

Mesfushori i Arsenalit, Santi Cazorla shpreson t’i ndihmojë Spanjës të triumfojë në garën e katërt të njëpasnjëshme ndërkombëtare, në Kampionatin botëror 2014 në Brazil.

Kampioni në fuqi do të ndeshet me Guinean dhe Afrikën e Jugut në dy ndeshje miqësore javën e ardhshme, dhe Cazorla ka filluar të mendojë për garën e rëndësishme të vitit të ardhshëm.

“Kampionati botëror 2014 ka rëndësi të veçantë për mua”, deklaroi ai për magazinën Arsenal Player.

“Fatkeqësisht, nuk isha në gjendje të luaj më 2010 për shkak të një lëndimi në shpinë. Spanja e fitoi titullin dhe ndihesha keq që nuk isha atje me ekipin. Nuk ka asgjë më të mirë se paraqitja në një Kampionat botëror duke e përfaqësuar shtetin e juaj”.

“Shpresoj ta shijoj atë përvojë dhe shpresoj që skuadra e Spanjës të sjellë një tjetër gëzim në vendlindje. Spanja është duke kaluar periudhë të vështirë ekonomikisht dhe futbolli është mënyra e shpëtimit për shumë spanjollë. Shpresoj ta sjellim titullin në shtëpi”, përfundoi ai.