Miroslav Klose merr drejtimin e ekipit austriak, Altach

Ish-lojtari i Bayern Munich, Klose ka marrë drejtimin e ekipit nga Austria, Altrach.

Sport

17/06/2022 19:14

Klose do të udhëheq klubin austriak sezonin e ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen e tyre.

Kjo do të jetë hera e parë që gjermani do të marrë detyrën e trajnerit, pasi në të kaluarën ai ka qenë asistent i Joachim Low në kombëtaren gjermane, më pas ka marrë U17 të Bayern Munich, dhe më pas Hansi Flick u promovua si asistent i tij në ekipin e parë.