Miriam Cani siç nuk e keni parë, pozon e zhveshur
Që nga lindja e vajzës, këngëtarja Miriam Cani është përkushtuar tërësisht në rritjen e saj.
ShowBiz
Tani, këngëtarja ka paralajmëruar rikthimin në muzikë dhe atë shumë të fuqishëm, shkruan lajmi.net.
Gjatë ditës së djeshme, Miriami ka njoftuar se shumë shpejt do të publikohet projekti i saj i ri dhe atë në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, këngëtarin Alban Skënderaj.
Përveç kësaj, ajo ka paralajmëruar edhe publikimin e një kënge solo me titull “Meteor” që do të dalë më 20 nëntor e shoqëruar me videoklip.
Mëngjesin e sotëm, Miriami ka postuar një foto në të cilën u shfaq më ndryshe prej herave të tjera, këngëtarja u shfaq e zhveshur kurse mbishkrimi që i la fotografisë ishte “Më shumë se gati”. /Lajmi.net/