“Mirë se vjen presidentja ime e dashur” – Përshëndetje e ngrohtë mes Osmanit dhe Ruttes
Pritje e ngrohtë e emocionuese po i bëhet kreut të vendit tonë gjatë qëndrimit të saj në Tiranë. E para e vendit, Vjosa Osmani po zhvillon takime të shumta në kuadër të samitit të liderëve në kryeqytetin shqiptar. Përveç kancelarit gjerman Friedrich Merz, kryeministrit të ri belg dhe atij maltez, si dhe shumë zyrtarëve të…

Lajme
Pritje e ngrohtë e emocionuese po i bëhet kreut të vendit tonë gjatë qëndrimit të saj në Tiranë.
E para e vendit, Vjosa Osmani po zhvillon takime të shumta në kuadër të samitit të liderëve në kryeqytetin shqiptar.
Përveç kancelarit gjerman Friedrich Merz, kryeministrit të ri belg dhe atij maltez, si dhe shumë zyrtarëve të tjerë të lartë evropianë, Vjosa Osmani është takuar edhe me shefin e organizatës më të fuqishme ushtarake në botë – NATO.
“Mirë se vjen, presidentja ime e dashur”, ishte përshëndetja e Mark Rutte drejtuar presidentes Vjosa Osmani në një shtrëngim duarsh, në një sallë të mbushur me plot personalitete politike pjesëmarrëse