Miratohet projektbuxheti 2021, sa rriten pagat për mjekët, infermierët dhe mësuesit në Shqipëri

Qeveria ka miratuar projektbuxhetin e vitit 2021 duke parashikuar të shpenzojë 587.6 miliard lekë, ndërkohë që të ardhurat janë planifikuar të jenë 479 miliard lekë me një defiçit buxhetor prej 6.5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Lajme

20/10/2020 10:39

Treguesit e deficitit buxhetor janë më të lartat e viteve të fundit dhe sipas qeverisë janë ndikuar nga pandemia si edhe goditja që mori ekonomia e vendit prej tërmetit të 26 nëntorit.

Qeveria ka planifikuar 8 miliardë lekë për fondin e rritjes së pagave për vitin e ardhshëm ku fokusi duket se do të jetë sektori i shëndetësisë, shkruan abcnews.al.

Mësohet se është parashikuar një rritje pagash mesatarisht me 40% për mjekët dhe infermierët, ndërsa rritja mesatare për mësuesit do të jetë 15%.

Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën 91.87 miliardë lekë ose 5.5% e PBB.