Mino Raiola do bisedojë me gjigantin e Premierligës në janar për Haaland

Agjenti Mino Raiola në afatin kalimtar të janarit do nis negociatat me gjigantin e Premierligës, Manchester City.

Sport

13/10/2021 07:59

Sipas The Times, Raiola është duke e ofruar norvegjezin te gjigantët e Premierligës, transmeton lajmi.net.

Duke kaluar një sezon të mrekullueshëm te Borussia Dortmund, Haaland deri më tani ka shënuar 68 gola në 67 ndeshje në të gjitha garat.

Norvegjezi ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro, që mund të bëhet aktive në verë dhe shume klube të mëdha evropiane e duan.

Sidoqoftë, agjenti Mino Raiola ka vendosur që në janar të nis negociatat me “Qytetarët”, që në fakt ishte ish klubi i babait të futbollistit.

Ndërkohë, klubet e tjera që duan ta blejnë janë: Manchester United, Chelsea, Real Madrid, Barcelona, Juventus, Inter dhe Bayern Munich./Lajmi.net/