Ministrja Zivic takoi ambasadorin britanik, e njofton për investimet e planifikuara

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të cilin kanë biseduar për proceset të cilat kanë ndodhur deri më tani për rimëkëmbjen e sektorit të bujqësisë.

Lajme

21/05/2019 13:29

Ministrja Zivic, me këtë rast ka falënderuar ambasadorin O’Connell, për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë.

 Ajo po ashtu e ka njoftuar ambasadorin për investimet, të cilat planifikojnë t’i bëjnë në këtë sektor në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti.

 Ministrja shprehi gatishmërinë e saj për të thelluar edhe më tej partneritetin mes MBPZhR-së dhe ambasadës së Britaninë së Madhe në Kosovë, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë.

 Nga ana e tij,  ambasadori Ruairi O’Connell, e ka përgëzuar ministren për emërimin e saj si ministre e bujqësisë, dhe i ka uruar suksese në punën e saj për avancimin e projekteve bujqësore. /Lajmi.net/