Ministria e Arsimit: Të shtunën do të mbahet mësimi, inspektorati do të dal në terren
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se dita e shtunë, datë 15 tetor, do të jetë ditë pune për nxënësit e klasave 1-8, sipas orarit të përcaktuar nga shkollat. MAShTI, tregon se gjatë një muaji të grevës, janë humbur gjithsej 22 ditë mësimi apo rreth 12 për…
Lajme
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se dita e shtunë, datë 15 tetor, do të jetë ditë pune për nxënësit e klasave 1-8, sipas orarit të përcaktuar nga shkollat.
MAShTI, tregon se gjatë një muaji të grevës, janë humbur gjithsej 22 ditë mësimi apo rreth 12 për qind e ditëve të vitit shkollor të cilat duhet të zëvendësohen dhe kjo do të inspektohet.
“MASHTI kërkon që të gjitha shkollat të organizohen sa më mirë për mbajtjen e orëve të humbura për shkak të grevës, ashtu siç e parasheh kalendari i rishikuar. Inspektorati i Arsimit do të jetë në terren dhe do ta mbikëqyrë zbatimin e kalendarit të vitit shkollor.”, thuhet ne njoftim.
Tutje, ministria tregon se në muajt në vijim mund të ketë çrregullime potenciale që mund të shkaktohen nga problemet e furnizimit me energji elektrike andaj, çdo diskutim për mosmbajtje të mësimit, është jo vetëm i dëmshëm, por edhe qëllimkeq e tendencioz.
Kujtojmë se sot në një konferencë për media, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj tha se vendimi i ministres së arsimit, Arbërie Nagavci, ishte i ngutshëm dhe i njëanshëm. Sipas Jasharaj, SBAShK-u do ta zbatojë kontratën kolektive, dhe nuk do të ketë zëvendësim të orëve të humbura, përveç nëse të dy palët arrijnë një marrëveshje të veçantë./Lajmi.net/