Ministri i Shëndetësisë reagon pas vdekjes se 71-vjeçarit që ishte i infektuar me koronavirus
Një 71-vjeçar i infektuar me koronavirus, ka vdekur mbrëmë.

Lajme
Siç ka njoftuar Klinika Infektive, i ndjeri ishte prekur nga Covid-19 dhe i njëjti vuante edhe nga sëmundje përcjellëse.
Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u shprehi ngushëllime familjes, ku edhe bëri thirrje për kujdes.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, siç jeni njoftuar përmes njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, sot ka ndërruar jetë një qytetar me inicialet Sh.G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri.
I ndjeri ishte prekur nga Covid 19 dhe i njëjti vuante edhe nga sëmundje përcjellëse.
Sot isha në vizitë në komunën e Vushtrrisë, një nga komunat më të prekura nga virusi Covid 19 për momentin. Organet komunale atje dhe HERONJËT tonë mantil-bardhë, janë duke e bërë një punë të jashtëzakonshme për të parandaluar përhapjen e virusit.
Ngushllimet më të sinqerta familjes për humbjen e më të dashurit të tyre.
Ju lutem, të jemi më të kujdesshëm, kujdesi jonë personal është kujdes kolektiv.
Bashkë do ia dalim! /Lajmi.net/