Ministri i Mjedisit thotë se nuk do ta pinte ujin e Badovcit
Pas zhytjes në liqenin e Badocit për ta pastruar atë, ministri në detyrë i Mjedisit, Dardan Gashi tha se nga mbeturinat që pa aty, nuk do të rekomandonte që ky ujë të pihet, ndonëse e di që ai pastrohet.
Lajme
Në një intervistë në emisionin “038” të KTV-së, Gashi po ashtu tha se më 9 qershor, një ditë pas zgjedhjeve, do të rrënohen plazhet në liqenin e Batllavës dhe se për këtë është pajtuar edhe Komisioni Evropian.
Derisa foli për mjedisin në Prishtinë, Gashi deklaroi se autobusët e vjetër janë kancer i kryeqytetit dhe se të tillë nuk ka as në Afrikë.
Për shkak të kësaj, automjetet konsiderohen si ndotësit më të mëdhenj të mjedisit në kryeqendër dhe për këtë arsye pulmologu Skender Baca ka rekomanduar që të gjithë ata që jetojnë në Prishtinë duhet të pinë së paku nga dy gota qumësht në ditë.