Ministri i Kurtit: Në negociatat e Ohrit është dashur të merrnin pjesë edhe serbët e Kosovës

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, duke folur për marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, tha se në këto negociata mes dy vendeve është dashur të marrin pjesë edhe serbët e Kosovës. Ai tha se ka insistuar që nga viti 2013 që edhe serbët e Kosovës të jenë pjesë e negociatave, dhe…

Lajme

21/03/2023 23:28

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, duke folur për marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, tha se në këto negociata mes dy vendeve është dashur të marrin pjesë edhe serbët e Kosovës.

Ai tha se ka insistuar që nga viti 2013 që edhe serbët e Kosovës të jenë pjesë e negociatave, dhe kur kërkesa e tij nuk është marrë parasysh, ai ka kërkuar që të jenë vëzhgues ose të paktën dëshmitar në këto bisedime, por prapë nuk janë marrë parasysh.

“Unë shumë herë dhe nëse ju kujtohet, prej 2013-tës dhe duke nisur prej Mogherini-t në atë kohë, bile kur kam qenë në Prishtinë në të kohë kam qenë deputet, kam insistuar disa herë që serbët e Kosovës duhet të jenë pjesë e negociatave. Së pari kam kërkuar negociatat, pastaj kam kërkuar vëzhguesit, dhe në fund të fundit kamë thënë që ble të jemi dëshmitar aty ku vendoset për fatin e serbëve, por mbi të gjitha, më së shumti përdoret termi integrimi i serbëve në ato bisedime, në nuk kemi marrë pjesë”, tha Rashiq për atv.

Sipas tij, serbët e Kosovës tani pas 10 viteve janë sjellë në një situatë ku tani nuk mund t’i thonë as po as jo marrëveshjes.

“Unë e konsideroj, organi që ka përgjegjësi më së shumti në këtë aspekt, ose fajtori më i madh është Brukseli mbi të gjitha”, tha Rashiq.