Ministri Hoti konfirmon se ka filluar inspektimi në Qendrën për Punë Sociale në Pejë

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka bërë të ditur se ka filuar inspektimi në  në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, pas rastit të Arlinda Zekajt. Hoti e konfirmoi këtë para fillimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, duke u përgjigjur me “Po” në pyetjen nëse ka nisur…

Lajme

29/10/2026 10:25

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka bërë të ditur se ka filuar inspektimi në  në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, pas rastit të Arlinda Zekajt.

Hoti e konfirmoi këtë para fillimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, duke u përgjigjur me “Po” në pyetjen nëse ka nisur inspektimi në këtë institucion.

Rasti i Arlinda Zekajt ka nxitur reagime publike dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale, si dhe për shqyrtimin e veprimeve të institucioneve që kanë pasur përgjegjësi në trajtimin e rastit./Lajmi.net/