Ministri Hoti i reagon Daçiqit: Eja në Prizren, merre me vete edhe Radoiçiqin

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës, Andin Hoti, i ka reaguar ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, pas deklaratave të tij për Prizrenin. “Daçiq, eja në Prizren! Të presim! Merre edhe Radoiçiqin me vete, se me ty e me disa si ti s’kemi përfunduar punë ende”, ka shkruar Hoti. Ai ka thënë se…

Lajme

11/10/2026 20:48

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës, Andin Hoti, i ka reaguar ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, pas deklaratave të tij për Prizrenin.

“Daçiq, eja në Prizren! Të presim! Merre edhe Radoiçiqin me vete, se me ty e me disa si ti s’kemi përfunduar punë ende”, ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë se pjesëtarë të Policisë së Kosovës i presin Daçiqin dhe personat që ai i përmend në reagimin e tij.

“Prizreni është Kosovë. Kosova është Republikë”, ka theksuar Hoti, duke shtuar se përpjekjeve për pushtim, masakrave dhe gjenocidit u është dhënë fund në vitin 1999 nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me mbështetjen vendimtare të NATO-s.

Në fund të reagimit, Hoti ka thënë se drejtësia në Kosovë ka çështje të pambyllura me Daçiqin.

“Por ti eja, se burgjet e Kosovës të presin, drejtësia ka hesape të pambyllura me ty”, ka përfunduar ai.