Ministri Çeku flet për Agim Ademin dhe licencimin e FFK-së

I ftuar sonte në emisionin ‘Pressing’ në Televizionin ‘T7’ është Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku komentoi për ngjarjet e fundit në skuadër të sportit në Kosovë. Ndër tjera, Çeku foli edhe për rastin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, i cili është në arrest shtëpiak dhe…

Sport

29/03/2023 20:49

I ftuar sonte në emisionin ‘Pressing’ në Televizionin ‘T7’ është Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku komentoi për ngjarjet e fundit në skuadër të sportit në Kosovë.

Ndër tjera, Çeku foli edhe për rastin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, i cili është në arrest shtëpiak dhe për procesin e licencimit të kësaj federate.

Ai tha se rasti i Ademit nuk ka të bëjë me të, teksa shteti sipas tij duhet ta kryeje punën e tyre.

Në lidhje me licencimin ministri tha se ende janë duke e shqyrtuar procesin dhe më pas do të merret vendimi.

“Nuk ka të bëj fare me detyrën time arrestimi i Agim Ademit. Është çështje e gjyqësisë. Një aktakuzë që kishte Ademi një kohë të gjatë u shpall e mbyllur, ra si aktakuzë. Sapo mbaroi ajo histori u hap një tjetër 48 orë dallim. Çështja e Agim Ademit dhe pika ku lidhet me Ministrinë e Sportit është licencimi i FFK-së. Me udhëzimin tonë të ri administrativ ku kemi vendosur standarde më të larta ne kemi pasur komunikim me FIFA-n dhe UEFA-n për rastin që u mbyll tani. FFK-ja e ka miratuar një statut të ri. Licencimi nuk është vetëm për federatën, por edhe për të gjitha klubet. Ky proces është në shqyrtim, por ende nuk ka përfunduar. Rasti i ri i Ademit tani është në fazën fillestare. Organizatat sportive kanë kodet etike. Standardet e etikës janë vet anëtarësia që duhet me i aplikuar. Shteti duhet me u bazu, me e marrë një aktgjykim të formës së prerë që është dënues edhe me i thënë që ti nuk mundesh me qenë kryetar i federatës, nuk të licencojmë ose ta revokojmë licencën”, tha Çeku.

Kujtojmë se kryetari i FFK-së, Agim Ademi është në arrest shtëpiak për 30 ditë, mes dyshimeve për keqpërdorim të buxhetit të FFK-së dhe shmangies së tatimit./Lajmi.net/