‘Minions’ mbledh shumën marramendëse prej 115 milionë $ në javën e parë
Filmi për personazhet e ‘Despicable me’, Minions ka arritur të bëhet filmi i dytë i animuar me hapjen më të madhe ndonjëherë.
ShowBiz
Vetëm në fundjavën e parë të shfaqjes, filmi i animuar ka arritur të mbledhë 115.2 milionë $ në Amerikë, transmeton Lajmi.net.
Kështu, ‘Minions’ bëhet vetëm filmi i katërt që ka arritur që në fundjavën e parë të kalojë 100 milionë $, pas ‘Shrek the Third’, ‘Toy Story 3’ dhe ‘Shkrek 2’.
‘Minions’ ka arritur të kalojë ‘Toy Story 3’ dhe ka mbetur vetëm pas ‘Shrek the Third’ i cili ka bërë 121.6 milionë fitime në fundjavën e parë.
Këto janë top 5 filmat e javës në Amerikë:
1. Minions— 115.2 milionë $
2. Jurassic World — 18.1 millionë $
3. Inside Out — 17.1 millionë $
4. Terminator Genisys — 13.7 millionë $
5. The Gallows — 10 millionë $
(Lajmi.net)