Miniera The Beatles

Me reklamim minimal dhe mungesë të dukshme entuziazmi, të martën e ardhshme Apple Records do t’i publikojë 59 këngë të The Beatles. Kompania do ta bëjë të mundshme shkarkimin e këtyre këngëve, të cilat për një kohë të gjatë kanë qarkulluar si kopje ilegale, por kurrë nuk janë ofruar në formatin e produksionit zyrtar. Ato janë…

ShowBiz

12/12/2013 21:00

Me reklamim minimal dhe mungesë të dukshme entuziazmi, të martën e ardhshme Apple Records do t’i publikojë 59 këngë të The Beatles.

Kompania do ta bëjë të mundshme shkarkimin e këtyre këngëve, të cilat për një kohë të gjatë kanë qarkulluar si kopje ilegale, por kurrë nuk janë ofruar në formatin e produksionit zyrtar.

Ato janë incizime nga provat, demot dhe performansat live në BBC Radio.

Këto incizime të reja/të vjetra përfshijnë edhe 44 këngë të performuara për programet e BBC në vitin 1963: versione të She Loves YouI Saw Her Standing ThereLove Me Do dhe You Really Got A Hold On Me; pesë versione të A Taste of Honeys, tri versione të There’s a Place, dhe dy këngë demo që pastaj u janë dhënë performuesve tjerë (Bad To Me, e kënduar nga Billy J Kramer dhe Dakotas, si dhe I’m In Love, e bendit Fourmost).

Arsyeja për këtë veprim është praktike – vetëm kësisoj është e mundshme që të ruhen të drejtat autoriale për këto këngë.

Sipas ndryshimeve të fundit në Ligjin për të Drejtat Autoriale në Bashkimin Europian, materiali që nuk ofrohet zyrtarisht për shitje 50 vjet pas krijimit të tij me automatizëm shndërrohet në pronësi publike, dhe askush më nuk mund të ketë të pretendojë të drejta autoriale për të.

Analistët e industrisë muzikore konsiderojnë se në të ardhmen do të ketë edhe shumë zyrtarizime tjera të këngëve të papublikuara deri më tash të The Beatles.

 

A.M.

The Beatles- She Loves You (1963 Live)