Milot Rashica tregon se kujt ia dedikoi dy golat e sotëm

Milot Rashica është i lumtur me golat dhe fitoren e Werder Bremen 3-2 ndaj Wolfsburg, që i dha fund ecurisë tetë ndeshje pa fitore.

Sport

01/12/2019 21:44

Ylli kosovar realizoi dy gola, mjaftueshëm që t’i sigurojë skuadrës së tij tre pikë mjaft të rëndësishme.

Rashica festoi duke bërë simbolin e shqiptarve ‘shqiponjën’ në të dyja raste dhe tani ai ka zbuluar se golat e sotëm i dedikohen viktimave të tërmetit në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

22-vjeçari ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke shkruajtur: ”Për Shqipërinë”.

Futbollisti vushtrrias ka shënuar deri më tani gjashtë gola në Bundesligë. /Lajmi.net/