Milot Rashica e Granit Xhaka nderojnë legjendën Fadil Vokrri

Dy yjet e futbollit evropian, me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka e Milot Rashica, kanë nderuar legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokri, duke bërë vizitë tek varri i tij.

Sport

15/06/2019 14:46

Xhaka dhe Rashica janë në Prishtinë, ku do të angazhohen edhe për një ndeshje futbolli kundër njëri tjetrit.

Skuadra e Xhakës do të luajë kundër asaj të Rashicës, në një ndeshje bamirëse, ku të hollat e fituara nga shitja  e biletave do të shkojnë si ndihmë për familjet në nevojë.

Por, para ndeshjes që do të luhet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, dy lojtarët kanë gjetur kohë për të nderuar më të madhin e futbollit kosovar, të ndjerin Fadil Vokrri, përcjell lajmi.net.

Lojtarët kanë vizituar sot varrin e ish presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, pak ditë pasi u shënua një vjetori i vdekjes së tij.

Shikoni foton më poshtë. /Lajmi.net/