Milner thyen rekordin e Chrouchit në Premierligë, ish-sulmuesi anglez ironizon me të
Peter Chrouch ka ironizuar me James Milner.
Sport
Milner theu rekordin për zëvendësimet e një lojtari në Premierligë, transmeton lajmi.net.
Më herët, ishte ish-futbollisti shtatëlartë, Peter Chrouch i cili ishte ljotari me më së shumti zëvendësime në Premierligë, gjthsej 158 zëvendësime.
Tani, në ndeshjen ndaj Newcastle, Milner ka arritur të bëhet lojtari me më së shumti zëvendësime në Premierligë, duke i marrë epitetin sulmuesit Chrouch.
Milner ka arritur kuotën e 159 paraqitjeve ku është zëvendësuar. Por, kjo nuk u la pa u komentuar nga Chrouch.
Chrouch uroi Milnerin në Twitterin e tij.
“Urime për James Milner që arriti të thyej rekordin tim. Është një rekord që e donin të gjithë”, ironizoi Choruch./Lajmi.net/
Congrats to @JamesMilner on beating my record of @premierleague substitute appearances.
It’s the one they all want! ?— Peter Crouch (@petercrouch) April 24, 2021