Miller ‘thumbon’ Whyte dhe Wilder para duelit me Joshua

Jarrell Miller ka lëshuar disa komente për Dillian Whyte dhe Deontay Wilder, në prag të duelit të tij me Anthony Joshua.

Sport

25/02/2019 23:00

Miller është kthyer në qendër të vëmendjes që nga zyrtarizimi i duelit me kampionin e katërfishtë.

‘Big Baby’ dhe AJ do të përballen me njëri tjetrin më 1 qershor, në Nju Jork, në ‘Madison Square Garden’.

“Dillian Whyte refuzoi të ndeshet me Joshuan. Kështu që, personi tjetër më i mirë për të luftuar jam unë “ ka thënë Miller, transmeton lajmi.net.

“Wilder në anën tjetër ka disa punë të tjera (duelin me Fury). Kush tjetër do duhej të ishte? Mendoni rreth kësaj” ka shtuar ‘Big Baby’.

Joshua kishte shikuar paraprakisht që të përballej me njërin nga Whyte – Wilder apo Fury, por kishte dështuar të arrinte marrëveshje me ta. /Lajmi.net/