Militao mungon ndaj Mallorca

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao mungon në ndeshjen ndaj Mallorca për shkak të një ftohje.

Sport

14/03/2022 13:25

Real Madridi fillimisht kishte në dispozicion të gjithë lojtarët për ndeshjen e xhiros së 28-të ndaj Mallorca.

Por sot në mëngjes pas një komunikate zyrtare për media njoftuan se Militao nuk do të jetë me ekipin sot.

“Miliato nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen që Real Madrid do të luajë sot në ‘Vist Mallorca Estadi’, që korrespondon me ndeshjen e 28-të të Ligës”, thuhej në komunikatë, përcjell lajmi.net.

Braziliani mungon pasi që është ftohur dhe nuk ka udhëtuar fare me ekipin. Eder Militao është bërë njëra ndër shtyllat kryesore në mbrojtjen e ‘Madrilenëve’.

Ndeshja ndërmjet Mallorca dhe Real Madrid luhet sot me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/