Milanit i propozohet sulmuesi i Liverpool: Me Origi do ta fitonin Serie A

Skuadra e Milan pritet të bëjë lëvizje në merkato, për të përforcuar skuadrën në mënyrë që të vazhdojë sa më fuqishëm garën për titullin.

Sport

07/01/2022 08:30

Legjenda e Milan, Demetrio Albertini beson se ish-skuadra e tij do të përmirësohej shumë nëse përforcon repartin e sulmit.

Albertini beson se me Divock Origi të Liverpool, Milan do të fitonin kampionatin në Serie A.

“Milan duhet të kërkojnë një sulmues që qëndron në bankë apo që nuk ka shumë hapësira në klubin e tij, siç është rasti i Origi te Liverpool”, ka thënë Albertini, transmeton lajmi.net.

“Ai do të shënonte shumë gola në Serie A. Ti fiton një Scudetto falë një golashënuesi, dhe këtë e thotë një mesfushor”, shtoi ai.

Fjalët e Albertini u thanë për prestigjiozen italiane, Gazzetta dello Sport. /Lajmi.net/