Milani synon të marr fitoren e radhës kundër Bolgnës, formacionet e mundshme

Gjiganti italian shpreson të vazhdojë me fitore.

Sport

23/10/2021 11:50

Milani do të jetë mysafirë i Bolgonës në sfidën që luhet sot nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.

Pas tetë ndeshjeve të para, Milani ka 22 pikë në pozitën e dytë, kurse Bologna zë vendin e tetë me 12 sosh.

‘Rossonerët’ kanë shumë mungesa për këtë takim, megjithatë synimi i tyre është vetëm fitorja në mënyrë që të ruajnë hapin me kreun e tabelës që momentalisht mbahet nga Napoli.

Milani është favorit, megjithatë Bologna para tifozëve të vetë do të mundohet të marr ndonjë pikë.

Formacioni i mundshëm i Bolognës: Skorupski; Soumaoro, Binks, Theate; De Silvestri, Medel, Svanberg, Hickey; Soriano, Barrow; Arnautovic

Formacioni i mundshëm i Milanit: Tatarusanu; Calabria, Kjaer, Tomori, Ballo-Toure; Bennacer, Tonali; Castillejo, Krunic, Leao; Ibrahimovic /Lajmi.net/