Milani larg marrëveshjes me Romagnolin për rinovimin
Gjiganti italian duket se do ta humb mbrojtësin në fund të edicionit.

Sport
Alessio Romagnoli është duke kaluar vitin e fundit të kontratës me Milanin që i skadon më 30 qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.
Palët tashmë kanë nisur negociatat për një marrëveshje të re, megjithatë duket se akordi është shumë larg.
Sipas ‘Calcio Mercato’, Milani dëshiron ta mbajë në ekip Romagnolin, por nuk është e gatshme t’i plotësoj kërkesaj e tij financiare.
Italiani po kërkon pesë milionë euro pagë në sezon që të mbetet në ekip, kurse ‘Rossonerët’ po e konsiderojnë këtë shifër si shumë të lartë.
Bisedimet mes palëve pritet të vazhdojnë në mënyrë që të gjejnë një marrëveshje, në të kundërtën Romagnoli do të largohet në fund të edicionit si futbollistë i lirë. /Lajmi.net/