Milan synon të vazhdojë me përforcime nga Chelsea
Klubi italian Milan është në negociata me disa futbollistë të Chelseas.

Sport
Milan zyrtarizoi para pak ditësh transferimin e mbrojtësit Fikayo Tomori nga ‘The Blues’, raporton lajmi.net.
Sipas ‘Sky Sports’, Rossonerët janë në bisedime edhe me tre futbollist tjerë të klubit nga Londra.
Olivier Giroud, Hakim Zyech dhe Timoue Bakayoko thuhet se janë në listën e drejtuesve të Milan.
Klubi italian e sheh Giroud si partner ideal të Zlatan Ibrahimovic në sulm, Zyech shihet si zëvendësuesi perfekt i të larguarit Hakan Çalhanoglu, ndërsa me Bakyokon synojnë të formojnë një dyshe të fortë ne mesfushë së bashku me Franck Kessie. /Lajmi.net/