Milan shënon fitore në fund të takimit (VIDEO)
Milan kanë regjistruar një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Spezias me rezultat 2-1 si mysafir.

Sport
Pjesa e parë ishte e qetë dhe nuk prodhoi gola, gjersa e dyta kishte plot tri të tillë.
Sidën e zhbllokoi djali i legjendës Paolo Maldini, Daniel Maldini duke realizuar një gol të bukur me kokë në fillim të pjesës së dytë (48′).
Daniele Verde ishte lojtari i Spezias i cili e barazoi rezultatin në minutën e 80-të të ndeshjes, megjithatë Brahim Diaz ishte heroi i ‘rosonerëve’ ishte Brahim Diaz i cili u gjend mjaft mirë brenda zonës për të realizuar gol në minutën e 86-të, dhe për tu mbyllur ndeshja me këtë rezultat.
Me këtë fitore Milani tani renditet aktualisht si lider në tabelë me 16 pikë të mbledhura, duke regjistruar pesë fitore dhe një barazim pas gjashtë xhirove të para në këtë sezon. /Lajmi.net
Brahim Diaz scores again for Milan, but another impressive run from Saelemaekers.
Unheralded signing from Anderlecht, in 2020. Well & truly exceeded expectations. Can’t think of many better value signings. One of first names on team sheet.#SpeziaMilanpic.twitter.com/OCr0ml1Kyf
— Sacha Pisani (@Sachk0) September 25, 2021