Milan optimistë sa i përket Renato Sanches – marrëveshja mund të mbyllet për 15 milionë euro

Renato Sanches megjithatë mund të përfundojë te Milan. Tash e sa kohë, emri i mesfushorit portugez, Renato Sanches lidhet me një kalim të mundshëm te Milan. E sigurt deri tani është vetëm se lojtari do të largohet nga Lille. Por, në ekuacion është futur edhe skuadra e Paris Saint-Germain. Këta të fundit kanë vonuar shumë…

Sport

02/08/2022 10:30

Renato Sanches megjithatë mund të përfundojë te Milan.

Tash e sa kohë, emri i mesfushorit portugez, Renato Sanches lidhet me një kalim të mundshëm te Milan.

E sigurt deri tani është vetëm se lojtari do të largohet nga Lille. Por, në ekuacion është futur edhe skuadra e Paris Saint-Germain. Këta të fundit kanë vonuar shumë me lëvizjen e tyre dhe kjo ka kthyer favorin kah Milan.

Daniele Longo shkruan se kontaktet e fundit mes Milan dhe agjentit Jorge Mendes japin sinjale pozitive, përcjell lajmi.net.

‘Rossoneri’ janë tani optimistë se mund të mbyllin marrëveshjen për të cilën kanë nisur negociatat qysh në muajin dhjetor.

Milan ka një marrëveshje me Lille për të paguar 15 milionë euro për kartonin e Sanches, përfshirë bonuseet.

Lojtari akoma është në pritje të telefonatës nga PSG, por jo për shumë gjatë. /Lajmi.net/