Milan mposht në fund Crotonen, del në vendin e dytë (VIDEO)
Milan e ka mposhtur mezi Crotonen, për të dalë në vendin e dytë të tabelës në Serie A.

Sport
Skuadra kuqezi fitoi 2:1, falë një goli të minutave të fundit.
Diego Falcinelli dërgoi mysafirët në epërsi, por shifrat i barazoi Mario Paslac.
Në fillim të pjesës së dytë, Mbaye Niang pati rast të shënojë për 2:1, por e huqi penalltinë.
Megjithatë, katër minuta para fundit, Gianluca Lapadula shënoi golin e dytë dhe të fitores për Milanin.
Me këtë fitore, Milan del në vendin e dytë me tri pikë më shumë se Roma (e cila luan ndaj Lazios në 15:00), dhe katër më pak se Juventus.
http://www.dailymotion.com/video/x54d75y_mario-pasalic-goal-hd-ac-milan-1-1-crotone-04-12-2016-hd_sport
http://www.dailymotion.com/video/x54da2t_gianluca-lapadula-goal-hd-ac-milan-2-1-crotone-04-12-2016-hd_sport